Daut Haradinaj

Daut Haradinaj: Listat e veteranëve doemos se duhet të pastrohen

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se nëse dikush ka hyrë pa meritë në listën e veteranëve duhet ta dijë që herët ose vonë do të ndodh pastrimi i listave dhe pastaj të njëjtit do të japin përgjegjësi para ligjit. Tani kur po afrohen ditët për ta festuar përvjetorin e 17-të të përfundimit të luftës, më në fund veteranët janë të trajtuar me ligj si kategori e veçantë. Në anën tjetër numri i veteranëve po hedhet në dyshim, se sa ishin dhe ku ishin në këtë luftë, një e vërtetë është se në Brigaden 131, ku kam pasur përgjegjësinë e caktuar, të gjithë ata qe kanë luftuar do të trajtohen të barabartë, pa asnjë fije dallimi. Se a ishin shumë apo nuk ishin, ka mjaftueshëm dokumente qe e vërtetojnë se sa janë dëshmorë, sa janë invalidë të plagosur dhe sa janë invalidë qe i humbën pjesët e trupit. Por, ideja për të qenë veteran po keqpërdoret dhe interpretohet si raste sociale. Veteran i luftës është titull nderi që e nderon çdo familje që kishin djalin apo vajzën aktiv në këtë luftë. Nëse dikush ka hy pa meritë në listën e veteranëve , duhet ta kuptoj se herët ose vonë do ndodhë pastrimi i listave dhe bashkë me pastrimin do japin përgjegjësi para ligjit. Askush mos të ndjehet keq që sot është veteran, të ndjehen keq ata që do hiqen nga listat e veteranëve.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …