Në reagimin e tij kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, zyrtari lartë i AAK-së, Daut Haradinaj ka deklaruar se kjo dëshmon qartë se mafia energjetike me qendër në Serbi po lulëzon financiarisht nga xhepat e qytetarëve tanë. Kjo është arsyeja e anulimit të “Kosovës së Re” me qëllim për t’i lejuar Serbisë dominimin energjetik në kurriz të qytetarëve, ka saktësuar me këtë rast Daut Haradinaj për mediet. Ndërkohë lidhur me situatën e krijuar, ka reaguar edhe Zyra e Rregullatorit të Energjisë, e cila konsideron se nuk ka rritje të çmimit të energjisë elektrike dhe se deri tani nuk kanë pranuar ndonjë ankesë nga konsumatorët.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …