Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, është cituar të jetë shprehur se mashtrimet e kryetarit Hashim Thaçi për demarkacionin nuk kanë të ndalur. Ai ka deklaruar se Thaçi e ka kthyer në kauzë personale marrëveshjen skandaloze me Malin e Zi dhe për ta shpëtuar ftyrën e vet po mundohet që me çdo kusht dhe pa kursyer forma ta mbulojë këtë të keqe, të cilën e ka nënshkruar. Mirëpo, deputetët e kanë kuptuar se kjo marrëveshje e dëmton Kosovën në territor me mbi 8.8 mijë hektarë dhe si e tillë do kundërshtohet nga ta. Kryetari duhet ta ketë kuptuar se nuk ka mandat për t’u përzier në vullnetin e deputetëve. Kjo që ai po bën është antikushtetuese pavarësisht qëllimeve, ka shkruar Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …