leoni

Daut Haradinaj me plan konkret, premton 500 euro për çdo fëmijë që lind dhe po aq për mbulim të ceremonive të vdekjeve

Daut Haradinaj premton 500 euro për çdo fëmijë që lind dhe po aq për mbulim të ceremonive të vdekjeve

Nga 500 euro për çdo lindje ka premtuar kandidati i AAK-së për Prishtinën, Daut Haradinaj. Ai ka premtuar një ndihmë po aq në shifër edhe për familjet që humbin anëtarët, si lehtësim për mbulim të ceremonive të vdekjeve. Për ndihmën për lindjet, ai ka thënë se synimi është të stimulohet nataliteti. Për ndihmën për familjet që humbin të afërmit, Haradinaj ka thënë se kjo bëhet me qëllimin se ka shumë familje që e kanë problem të sigurojnë edhe drekën për të pame. “Për 50 persona kushton 100 euro e për komunën s’janë shumë. Ja sa e thjeshtë është”, ka thënë ai. Haradinaj ka premtuar edhe rregullimin e morgut, ku në një zotim të publikuar nga vet ai, u shpreh se zotohet se në bashkëpunim me Bashkësinë Islame do të punojë intensivisht në implementimin e atij projekti.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …