Ish-shefi i grupit parlamentar të AAK-së, njëherit njëri ndër protagnistët kryesor të luftës së UÇK-së Daut Haradinaj, në 23 vjetorin e betejës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan, që njihet edhe si ‘Epopeja e Dukagjinit’, ka vendosur të dalë me një projekt-ide, i cili do të quhet “Kodi i Gjeneralëve”. Haradinaj ka thënë se 24 Marsi është një prej datave me të rëndësishme të historisë sonë të re! 23 vite më parë pas rezistencës në Gllogjan, UÇK-ja filloj luftën frontale në Dukagjin. 22 vite më parë UÇK-së dhe luftës sonë iu bashkua edhe NATO-ja, me të cilën bashkërisht e arritëm lirinë e Kosovës. “Pikërisht në këtë ditë të shënuar historike, kam vendosur të dal me një projekt-ide për themelimin e një klubi që do të bashkonte të gjithë gjeneralët dhe ish-drejtuesit e institucioneve të sigurisë, të cilët nuk janë më aktivë. Ideja ime është qe ky organizim ose klub qe është praktikë e shumë vendeve të NATO-s, të quhet “Kodi i Gjeneralëve”. Anëtarë nderi të këtij klubi mund të jenë edhe ish-gjeneralë të NATO-s, të cilët kanë ndihmuar lirinë e Kosovës dhe ndërtimin e institucioneve tona të sigurisë”, ka njoftuar Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …