Daut Haradinaj: Dje fitoi populli i Kosovës

Daut Haradinaj: Nuk na duhet dialog me një shtet që po na përbuzë uniformën e Policisë

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ndalimin dhe paraburgosjen e  oficerit të policisë së Kosovës, Nehat Thaçi, e konsideron si  një dëshmi e fortë se Serbia po vazhdon me avazin e vjetër armiqësor ndaj Kosovës, me logjikën e njëjtë Millosheviqiane. Koncesionet e panumërta të shtetit tonë duhet të kuptohen drejt nga politikbërësit tonë dhe t’i ndalin këto praktika, t’i vëjnë kushtet strikt të reciprocitetit. Nuk duhet të ketë dialog me një shtet që sa herë mundet përbuzë uniformen tonë Policore, tani duke arrestuar me aktakuza të një regjimi të përmbysur që sa vite”, ka shkruar Haradinaj në profilin e vet në “Facebook”. Haradinaj ka thënë se Serbia duhet ta lirojë sa më parë këtë oficer, që shërbeu dhe u avancua në detyrë falë shërbimit të tij. “Kosova duhet t’ia bëjë të qartë Brukselit se raportet ndërshtetërore janë të pamundshme me një sjellje të tillë nga ana e shtetit serb”, ka deklaruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …