Anëtari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka paralajmëruar arrestime të zyrtarëve nivelit të lartë në Qeverinë Kurti, edhe pse është rezervuar të tregojë për cilët bëhet fjalë. Ai përmendi edhe informacione tjera lidhur me publikimin e fundit të përgjimeve në ministrinë e Rozeta Hajdarit për çka thotë se në këtë rast janë të implikuar edhe emra të tjerë zyrtarësh. Edhe ne në kohë do t’i marrim materialet e do të ja ofrojmë Prokurorisë. Do të jeni dëshmitarë që në ditët në vijim do të ketë arrestime edhe në nivelin e lartë në Qeveri, siç pati zyrtarë të lartë në Mitrovicë, drejtori i KEK-ut, afera e Martin Berishajt dhe e Rozeta Hajdarit. Për çka unë kam informacione, që janë më shumë se pesë zyrtarë të lartë të implikuar, disa janë edhe zëvendës-ministra të cilët janë me aktakuza të gatshme, por pritet momenti i zbatimit, tha Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …