Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, njëherësh edhe ish-komandant i UÇK-së, ka folur lidhur me situatën e krijuar në veri të Kosovës. Ai e ka parë më shumë si spektakël politik paraqitjen e forcave policore nga pala kosovare dhe ajo serbe në kufinjtë territorial. “Dy palët po mundohen me e nxjerrë vetën më të fuqishme. Kur ka një operacion, është konfidencial. Mendoj që të dytë, edhe pala jonë edhe pala kundërshtare po merret me shou”, ka deklaruar Haradinaj. Tutje, ai ka folur edhe lidhur me armatimin që Serbia ka siguruar nga Rusia përgjatë këtyre viteve. “Në rast se i shihni pajisjet të marra në Rusi, kryesisht janë të dala nga përdorimi. Institucionet e Kosovës duhet të bisedojnë me serbë në veri, t’iu tregojnë atyre që është në zbatim të një marrëveshjeje që e ka pranuar Serbia. Nuk shoh diçka krizë, duhet me ditë që ne kemi aleatë”, ka shtuar tutje anëtari i AAK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …