Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, shprehet se se numri i deputetëve të ardhshëm të AAK-së, në në zgjedhjet e reja, që pritet të mbahen shumë shpejt në vend, do të jetë dy shifror, por që po synojnë që ky numër të shkojë deri në 20. Haradinaj gjithashtu njofton se lista e kandidatëve të AAK-së në zgjedhjet e reja do të jetë e fuqishme. Ai shprehet se kjo parti do të punojë që jashtë saj mos ta lënë asnjë kategori të shoqërisë kosovare.
