Daut Haradinaj ka thënë se zbatimi i Ligjit për kryeqytetin është zgjidhje për tejkalimin e shumë problemeve në Prishtinë

Daut Haradinaj; Prioritet në mandatin tim si deputet do të jenë zëri im kundër gjykimit të padrejtë të krerëve të UÇK-së, e ndryshimi i ligjit të veteranëve

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se prioritet i tij në mandatin e ri si deputet do të jenë zëri kundër gjykimit të padrejtë të krerëve të UÇK-së dhe ndryshimi urgjent i ligjit të veteranëve. Veteranët e luftës sot zgjodhën udhëheqësin e ri. Në këtë kuvend pata rastin të takoj figura emblematike të kohës së luftës dhe aktivistë të devotshëm të kombit. Gjatë bashkëbisedimit, tema kryesore ishte gjykimi i padrejtë i krerëve të UÇK-së dhe ndryshimi urgjent i ligjit të veteranëve, si dhe trajtimi i tyre me dinjitet. Mandatin e ardhshëm, top prioritet personal i imi do të jetë zgjidhja e këtyre dy temave. Kur ka vullnet, gjithçka është e mundshme, e vullneti s’do të mungojë aty ku duhet. Suksese atyre që u zgjidhen sot në krye të OVL UÇK! Përkrahja s’do t’ju mungojë!”, ka thënë Daut Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Në Kuvendin Zgjedhor të OVL-UÇK-së janë ftuar; Sami Lushtaku, Fatmir Limaj, Daut Haradinaj, Dardan Molliqaj, Shqipe Selimi e Nuredin Ibishi

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po mban Kuvendit e V-të …