Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka deklaruar se përgjimet e publikuara mes Mimoza Kusarit dhe Milan Radojçiç janë vetëm fillimi i një skandali më të madh. Sipas tij, ka edhe shumë përgjime të tjera që janë më të rënda dhe përfshijnë nivele më të larta duke u nisur nga kreu i qeverisë e më poshtë, ka pasur komunikim, qoftë direkt ose përmes sekserëve të tyre. Besoj se do të publikohen edhe ato, ka theksuar Haradinaj, duke lënë të kuptohet se skandali mund të thellohet. Haradinaj ka bërë të ditur po ashtu se pritet arrestimi i tre ministrave të Qeverisë Kurti, në çdo moment. Njëri nga ministrat ka shpenzuar mbi 1.5 milionë euro vetëm për udhëtime, duke nxjerrë në pah shpenzimet e larta dhe mungesën e transparencës në menaxhimin e buxhetit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …