Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar ndaj listës që Prokuroria Speciale e Kosovës ka dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë me 20 mijë emrat që kinse cilësohen si veteranë mashtrues. Haradinaj përmes një postimi ai ka shkruar se ka parë emrin e Rasim Vokshit (Rasim Isuf Mazrekaj) që e paskan hequr prej veteranit. “Sot e pashë emrin e Rasim Vokshit (Rasim Isuf Mazrekaj) që e paskan hjekë prej veteranit. Njeriut që i përulem për luftën dhe angazhimin e tij. Mbi 60 herë e ka kalu kufirin e përgjakshëm mes Kosovës dhe Shqiperisë. Asnjë ditë të vetme nuk ka munguar në Luftën tonë. Ai është në mesin e qindra djemve që sot u turpëruan me këtë marri shtetrore. Në mesin e shumë njerëzve qe i kam pas krahë të djathtë e që ishin hjekë nga lista, do jem edhe unë. Turp! Keshillë: Ma mirë ndryshone ligjin e kthene si ju kam thënë se kështu nuk keni me bë zgjidhje. Keni me e përplasë popullin mes vete”, ka shkruar Daut Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …