Daut Haradinaj

Daut Haradinaj, reagoi kundër kryeministrit Kurti i cili ka kujtuar ish-kryeministrin e Serbisë, Zoran Gjingjiq në përvjetorin e vrasjes

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar kundër kryeministrit, Albin  Kurti i cili ka përkujtuar ish-kryeministrin e Serbisë, Zoran Gjingjiq në përvjetorin e vrasjes. Përmes një reagimi publik, Daut Haradinaj ka thënë se kryeministri, Albin  Kurti e ka një zor të madh, pasi po i vajton ata që i shkaktuan dhembje  popullit shqiptar. Dje thuri lavde për Ivanoviqin e sot për Gjingjiqin. Deri ku do shkojë logjika e tij, një Zot e di, por po shihet se e ka një zor të madh. Reagimi i Daut Haradinajt erdhi pasi Albin Kurti e ka konsideruar, ish kryeministrin e Serbisë, Zoran  Gjingjiq, një politikan që sipas tij e kishte  qeverisur Serbinë në mënyrë demokratike. Gjingjiq  ishte vrarë  në një atentat nga rivalët politikë, 20 vjet më parë.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Seanca duhet të vazhdohet çdo 48 orë, VV po kërkon nga ne të shkelim Kushtetutën

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se seanca konstituive e Kuvendit nuk mund të …