leoni

Daut Haradinaj: Sa 588 rroga të veteranëve, i’u dhanë grant vëllait e Fitore Pacollit

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj skandalit të fundit në ministrinë që drejtohet nga Faton Peci, duke akuzuar qeverinë për shkatërrim të buxhetit të shtetit. Haradinaj kritikoi ministrat për guximin që kanë në përdorimin e buxhetit në mënyrë të papërgjegjshme, duke përfituar mijëra euro për bizneset e lidhura me pushtetin. Është tepër shqetësues guximi i këtyre ministrave që në formën më brutale po e shkatërrojnë buxhetin e taksapaguesve. Brenda një jave hapet një biznes dhe përfiton mijëra euro me lidhje të shkurtëra, Ministër-Deputet,” deklaroi Haradinaj. Ai vuri në dukje se ky veprim i barazohet shpërdorimit të shumës që do të mbulonte rrogat e 588 veteranëve, duke e cilësuar situatën si një keqpërdorim të detyrës.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …