Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka bërë sot homazhe në Gllogjan. Ai përmes një postimi në rrjetin social ka treguar se sot ka nderuar heroin e kombit, Skënder Çeku. “Sot në Gllogjan në nderim të Heroit të Kombit, luftëtarit të madh Skënder Çeku. Skënder Çeku ishte ideatori dhe luftëtari i paepur i të gjitha kohërave, andaj sot me respekt përulem para veprës së tij. Lavdi të gjithë Dëshmorëve të Kombit!”, ka shkruar Haradinaj.
