Daut Haradinaj

Daut Haradinaj: Të shkarkohet Murat Meha dhe të formohet trupë e re

Deputeti nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka shkruar prapë në rrjetin social “Facebook” lidhur me çështjen e demarkacionit, ku sipas tij, do të ishte mirë të shkarkohet Murat Meha dhe të formohet një trupë e re, e cila negocion kufirin dhe tek pastaj vie në Kuvend.

E di se po përsëriten gjërat rreth demarkacionit dhe qëndrimit të fundit të qeverisë se demarkacioni është ok dhe se do procedohet në Kuvend.

Tani duke qenë mese i sigurt se Qeveria ka dështuar t’i siguroj numrat në Kuvend, po mundohet ta hedhë fajin te Opozita.

Por po dua ta sqaroj një të re sipas meje dhe shpresoj që juristët e mirënjohur do ta japin kontributin e tyre .

Dështimi në Kuvendin e Kosovës i jep të drejtë Malit të Zi për tu ankuar ne Gjykatën e Arbitrazhit, e që do të thotë në start pala tjetër është në avantazh, prandaj do ishte më mirë të shkarkohet Meha dhe të formohet një trupë e re e cila e rinegocion kufirin dhe tek pastaj të vie në Kuvend.

Nuk i konvenvenon Kosovës një demarkacion i tillë.

Deputetët treguan vetën duke e kundërshtuar këtë demarkacion.

Kontrolloni gjithashtu

Daniel Serwer: Kosova duhet t’i përmirësojë raportet me Kinën e shtetet e tjera

Daniel Server: Përmirësimi i dialogut Kosovë-Serbi, kërkon qasje fqinjësore nga Serbia

Profesori dhe analisti i njohur amerikan, Daniel Serwer, ka deklaruar se përparimi në dialogun Kosovë-Serbi …