Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) më 1 shtator do të jetë në Kuvend. Kjo parti do të angazhohet që të bindë deputetët që mos ta votojnë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Mirëpo, AAK-ja nuk do të merr pjesë në protestën e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje. Kështu ka thënë Daut Haradinaj, deputet i AAK-së në një intervistë për lajmi.net. Sipas tij, qeveria nuk i ka numrat për ratifikim dhe se deputetët nuk kanë vullnet për të ratifikuar një marrëveshje që i humb territor Kosovës. Sa i përket protestave Haradinaj ka thënë se më 14 maj është dëshmuar se qytetarët janë kundër kësaj marrëveshje dhe beson se edhe deputetët e pozitës dhe opozitës do të votojnë kundër.
