Daut Haradinaj thotë se nuk i kemi prishur raportet me SHBA-në por i kemi taksuar produktet serbe në Kosovë

Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se nuk qëndron që partia e tij i ka prishur raportet me SHBA-në. “Ideja se ne ia kemi prishë raportet me Amerikën nuk qëndron. Dhe kjo është shumë gabim. Kosova ka qenë e mbështetur për muri”, ka theksuar Haradinaj. Ai është ndalur edhe të taksa ndaj mallrave serbe. “Ne nuk i kemi bllokuar produktet serbe në Kosovë, ne i kemi taksuar, është dallim shumë i madh.  Qëllimi final është që të arrihet njohja e Kosovës shtet nga Serbia”, është shprehur Haradinaj. Deputeti i AAK-së ka thënë se Kosova ka bashkëpunimin më të mirë me NATO në krahasim me shtetet e tjera të rajonit. Sipas tij, Qeveria e kaluar ofroi rezultate të prekshme.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …