Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se rruga Deçan-Plavë do të ndërtohet pavarësisht kundërshtimeve të Manastirit të Deçanit. Haradinaj ka kërkuar nga udhëheqësit e Manastirit të mos bëhen pengesë për ndërtimin e një rrugë e cila ndihmon zhvillimin e atij rajoni që lidhet me Malin e Zi. “Manastiri duhet të jetë i hapur për popull dhe duhet të kultivojë vlera ndërnjerëzore për cka është edhe i thirrur. E jo të jetë pengesë për zhvillimin e kësaj zone. Rruga do të bëhet”, ka thënë Haradinaj, i cili ka qenë edhe pjesë e UÇK-së, ka kujtuar kohën edhe të luftës kur Manastiri është ruajtur dhe nuk është prishur. Madje, ka thënë se këtë objekt, shqiptarët, e kanë ruajtur me shekuj. Dhe nuk do ta prekin as tash. “Tendenca për t’i dhënë ngjyrim etnik një rruge e cila është shpresa e vetme e mija qytetarëve të Deçanit është krejtësisht e papranueshme. Si qytetar i kësaj zone, dëshiroj të ju kujtoj palëve kundërshtuese se janë pikërisht këta banorë që me vite e shekuj kanë ruajtur si vlerë Manastritin e Decanit. As edhe një guri i vetëm nuk është dëmtuar gjatë luftës. Prandaj, tash e pas plot 19 vitesh të kundërshrshtosh një rregullim të infrastrukturës në emër të zhurmës, apo Zonës së Mbrojtur, s’është gjë tjetër pos politike dhe aspak njerëzore”, ka deklaruar ai. Manastiri i Deçanit ka kundërshtuar ndërtimin e rrugës për Plavë dhe për këtë i ka njoftuar edhe ndërkombëtarët. Madje, Ambasadori i Amerikës ka thënë se është mirë që ndërtimet në atë rrugë janë ndalur. Ai ka reaguar me një deklaratë lidhur me këtë çështje duke thënë se duhet të ndërpriten punimet e rrugës Deçan – Plavë. Kundër ndërtimit të kësaj rruge kanë dalur edhe përfaqësuesit e OSBE në Kosovë. Qeveria e Kosovës ka ndarë 12 milionë euro për vazhdimin e ndërtimit të kësaj rruge e nisur para katër vitesh.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …