Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Lahi Brahimaj ua kujton atyre që kanë harruar trimërinë e Daut Haradinajt

Daut Haradinaj thotë se sot duhet të jemi unikë si asnjëherë më parë për Policinë e Kosovës

Zyrtari i lartë dhe anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, iu ka bërë thirrje deputetëve të të gjitha partive parlamentare që t’i mbështesin kërkesat e Policisë së Kosovës. Përmes një thirrjeje publike, Daut Haradinaj ka thënë se sot duhet me qenë unik si asnjëherë më parë për Policinë e Kosovës. Sot, deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të dëshmojnë që janë vërtetë në anën e Policisë së Kosovës duke plotësuar kushtet për ta. Ata që na nderojnë e na bëjnë krenarë e besa edhe e rrezikojnë jetën në shërbim të mbrojtjes së rendit dhe ligjit, s’duhet lënë në mëshirën e fatit, s’duhet lënë dyerve të diskotekave për një kafshatë buke. Si kurrë më parë duhet të jeni unikë për policinë që e kemi!”, ka thënë Daut Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Andrea Abodi: Italia është e gatshme t’i ofrojë Kosovës mbështetje në fushën e sportit

Ministri italian i Sportit, Andrea Abodi ka deklaruar se Italia është e gatshme t’i ofrojë …