leoni

Daut Haradinaj: Urime diplomimi Luan bashkë me shokë. Paçit guximin e Shkëlzenit, e jo fatin tij

Daut Haradinaj: Urime diplomimi Luan bashkë me shokë paçit guximin e Shkëlzenit, e jo fatin tij

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka uruar nipin e tij pas diplomimit si kadet i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Luan Haradinaj është djali i heroit të kombit Shkëlzen Haradinaj, i cili ka trashëguar emrin e axhës së tij heroit të kombit Luan Haradinaj. “Urime diplomimi Luan bashkë me shokë. Paçit guximin e Shkëlzenit, e jo fatin tij”, ka shkruar Daut Haradinaj. Sot është mbajtur ceremonia e diplomimit e kadetëve të FSK-së, gjenerata 2020 në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Kushtetuese mund t’i japë fund bllokadës në Kuvend

Në Kuvendin e Kosovës, çdo 48 orë po përsëriten përpjekjet për të përfunduar konstituimin e …