leoni

Daut Haradinaj paralajmëron arrestime të zyrtarëve nivelit të lartë në qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti

Daut Haradinaj: Zgjidhja për zgjedhje të reja është rrëzimi i qeverisë, jo shpërbërja e Kuvendit

Zyrtari i lartë i  AAK-së, Daut Haradinaj, ka ofruar një zgjidhje për organizimin e zgjedhjeve të reja, duke sugjeruar që rruga e duhur është rrëzimi i qeverisë aktuale përmes një mocioni votëbesimi, dhe jo shpërbërja e Kuvendit. Në rast se, thirret një seancë e jashtëzakonshme dhe kërkohet mocion për shpërbërjen e qeverisë, jemi të gatshëm të japim votën. Jemi kundër shpërbërjes së Kuvendit, deklaroi Haradinaj. Ai theksoi se shpërbërja e Kuvendit është një akt që nuk mund të realizohet përmes mocionit, duke e quajtur këtë një keqkuptim procedural. Mocion ka vetëm për rrëzim të qeverisë. AAK ka ofruar këtë mundësi qe 18 muaj dhe mbetet e gatshme të veprojë në këtë drejtim nëse kryeministri Albin Kurti dëshiron me të vërtetë të shkojë në zgjedhje.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 16 mijë nxënës të klasave të nënta nga Shqipëria dhe Kosova morën pjesë në olimpiadën e gjuhës shqipe

Mbi 16 mijë nxënës të klasave të nënta nga Shqipëria dhe Kosova morën pjesë për …