leoni

David Brooks : Unë nuk jam Charlie Hebdo

Gazetarët e Charlie Hebdo janë duke u përshëndetur me të drejtë si martirë në emër të lirisë së shprehjes. Por, le ta themi: Nëse ata do të ishin përpjekur ta botonin gazetën e tyre satirike në cilindo universitet amerikan gjatë dy dekadave të fundit, nuk do të kishte zgjatur as 30 sekonda. Studentët dhe grupet e fakultetit do i kishin akuzuar për “hate speech” – fjalë urrejtjeje. Administrata do u kish ndërprerë fondet dhe do i kishte mbyllur.

Reagimi publik ndaj sulmeve në Paris ka zbuluar se ka shumë njerëz që nxitojnë të shfaqin interes për ata që fyejnë pikëpamjet e terroristëve islamikë në Francë, por që janë shumë më pak tolerantë ndaj atyre që fyejnë pikëpamjet e tyre në vendin e tyre.

Vetëm shihni njerëzit që kanë reaguar në mënyrë të tepruar ndaj “mikro-sulmeve” në kampuset universitarë. Universiteti i Illinoisit pushoi nga puna një profesor që në leksionet e tij fliste për pikëpamjet që katolikët romanë kanë për homoseksualizmin. Universiteti i Kansasit pezulloi një profesor për arsye se kishte bërë një koment të ashpër kundër N.R.A. Vanderbilt University, pasi ky mohoi një grup kristian i cili kishte këmbëngulur që universiteti të udhëhiqej nga të krishterë.

Amerikanët mund ta lavdërojnë Charlie Hebdon se ka qenë guximtar në botimin e karikaturave që vënë në lojë Profetin Muhamed, por nëse Ayaan Hirsi Ali e ftojnë në kampus, shpeshherë ka thirrje për t’i mohuar asaj podiumin.

Kështu që ky mund të jetë një moment që mëson shumë. Ndërkohë që jemi të tmerruar prej vrasjes së atyre gazetarëve dhe botuesve në Paris, ndoshta është koha që të kemi një qasje më pak hipokrite ndaj figurave tona kontroverse, provokatorë dhe satiristë.

Gjëja e parë që duhet thënë, është se çfarëdo që të keni shkruar në faqen tuaj të Facebookut dje, është e pasaktë për shumicën prej nesh që të themi “Unë jam Charlie Hebdo”. Shumica prej nesh zakonisht nuk bëjmë këtë lloj humori qëllimisht fyes, në të cilin është e specializuar ajo revistë.

 

Mund ta kemi nisur në atë mënyrë. Kur je 13 vjeç, të duket e guximshme dhe provokuese që t’ia fusësh gishtin në sy autoritetit, apo të vësh në lojë besimet fetarë të njerëzve të tjerë.

Por, pas pak kohësh, kjo gjë duket fëmijërore. Shumica prej nesh shkojmë drejt pikëvështrimeve më të komplikuar të realitetit, me këndvështrime më mirëkuptues ndaj të tjerëve (vënia në lojë bëhet më pak argëtuese teksa bëhesh i vetëdijshëm se sa shpesh vihesh edhe vetë në lojë). Shumica prej nesh përpiqemi që të tregojmë një minimum respekti për njerëzit me besime dhe fe të ndryshme. Përpiqemi të hapim bashkëbisedime ku dëgjojmë, në vend që të fyejmë.

 

Megjithatë, në të njëjtën kohë e dimë që provokatorët dhe figura të tjera të pazakonta kanë rolë publikë të dobishëm. Satiristët dhe humoristët ekspozojnë dobësinë dhe vanitetin tonë, atëherë kur ndihemi krenarë. Ata shpotisin vetëfryrjen e njerëzve të suksesshëm. Ata sheshojnë pabarazinë sociale duke ulur poshtë të gjithëpushtetshmit. Kur janë efikasë, na ndihmojnë që të përballemi në mënyrë të përbashkët me dobësitë tona të karakterit, duke qenë se e qeshura është një prej eksperiencave finale të lidhjes mes njerëzve.

Veç kësaj, provokatorët dhe humoristët ekspozojnë budallallëkun e fundamentalistëve. Fundamentalistët janë njerëz që marrin gjithçka “fjalë për fjalë”. Ata nuk janë të aftë për të patur disa këndvështrime. Ata janë të paaftë të shohin që, ndërkohë që feja e tyre mund të jetë e denjë për nderimin më të thellë, është gjithashtu e vërtetë që shumica e feve janë disi të çuditshme. Satiristët ekspozojnë ata që nuk janë të aftë të qeshin me vetveten dhe na mësojnë ne të tjerëve që ndoshta duhet ta bëjmë këtë.

Shkurt, kur mendojmë për provokatorë dhe ofendues, ne duam të ruajmë standardet e qytetërimit dhe respektit, e në të njëjtën kohë të lëmë hapësirë për njerëzit krijues dhe sfidues që janë të lirë prej manierave dhe shijeve.

 

Nëse përpiqesh që ta heqësh këtë ekuilibër të brishtë me ligje, kode të fjalës dhe ndalim të folësve, do të përfundosh me një censurë të egër dhe një bashkëbisedim të mbytur. Është pothuajse gjithmonë e gabuar që të përpiqesh të shtypësh fjalën, të krijosh kode për shprehjen dhe të mos ftosh njerëz të flasin publikisht.

Fatmirësisht, manierat sociale janë më të lakueshme dhe të zhdërvjellëta se sa ligjet dhe kodet. Shumica e shoqërive kanë ruajtur me sukses standarde të qytetërimit dhe respektit, ndërkohë që kanë lënë të hapura rrugët për ata që janë argëtues, jocivilë dhe ofendues.

Në shumicën e shoqërive, ekziston tryeza e të rriturve dhe tryeza e fëmijëve. Njerëzit që lexojnë Le Monde apo organe të tjerë janë në tryezën e të rriturve. Shakaxhinjtë dhe njerëzit si Ann Coulter apo Bill Maher janë në tryezën e fëmijëve. Atyre nuk u ofrohet respekt i plotë, por ata dëgjohen sepse, në mënyrën e tyre, thonë gjëra të domosdoshme që askush tjetër nuk i thotë.

 

Me fjalë të tjera, shoqëritë e shëndetshme nuk e mbysin fjalën e lirë, por ato u ofrojnë “tryeza” të ndryshme llojeve të ndryshëm të njerëzve. Studiuesit e mençur dëgjohen me respekt. Satiristët dëgjohen me gjysmë-respekt. Racistët dhe antisemitët dëgjohen përmes një filtri turpi dhe mosrespekti. Njerëzit që duan të dëgjohen me vëmendje duhet që ta fitojnë këtë përmes sjelljes së tyre.

Masakra në Charlie Hebdo duhet të jetë një rast për t’u dhënë fund kodeve të shprehjes. Dhe duhet të na kujtojë që të jemi ligjërisht tolerantë ndaj zërave ofendues, ndonëse jemi diskriminues nga pikëpamja sociale.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …