Liderët shtetërorë të vendit kanë qëndruar në rezidencën amerikane për dy orë të shtunën paradite, ku janë ftuar në takim nga nënsekretari për çështje politike në Departamentin amerikan të Shtetit, David Hale. Siç bëhet e ditur Hale ka kërkuar suspendimin e taksës, duke folur për rrezikun e dështimit të dialogut. “Nëse Kosova mbetet përgjegjese për dështimin e dialogut do të paguajë çmim”, ka thënë ai, duke sqaruar se ky ka qenë mesazhi kryesor i amerikanëve në takimin e sotëm. Ndërkohë, të hënën, në Prishtinë për të njëjtën temë do të vijnë edhe dy këshilltarë të kancelares gjermane, Angela Merkel, të cilët pritet të rrisin presionin mbi Qeverinë e Kosovës, me qëllim për t’ i detyruar që ta suspendojnë taksën dhe të vazhdojnë dialogun me Serbinë.
