Avokati ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, Dejvid Huper po përpiqet ta hedh poshtë aktakuzën e ngritur ndaj tij dhe tre ish-udhëheqësve tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ia ka dërguar një mocion gjykatësit, Nicolas Guillou, për ta hedhur poshtë aktakuzën e konfirmuar, për shkak të mungesës së juridiksionit. Në parashtresën e mbrojtjes thuhet se akuzat e rreshtuara në aktakuzë s’kanë të bëjnë me pretendimet kundër Thaçit në Raportin e Këshillit të Evropës mbi “Trajtimin çnjerëzor të njerëzve dhe trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë”, përpiluar nga senatori Dick Marty. Mbrojtja përmend edhe pretendimet në librin e ish-prokurores së Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës, Carla Del Ponte, raportin e Dick Martyt, deklaratat e Clint Williamsonin si dhe hartimin e amandamentit kushtetues numër 24 dhe krijimin e Prokurorisë dhe Gjykatës Speciale. “Pretendimi i Williamson se hetimi i tij ishte një shkallë e plotë “hetim penal në të gjithë Kosovën” u pasqyrua në gjetjet e tij që shkuan përtej akuzave për trafik organesh dhe trajtimit çnjerëzor në qendrat e paraburgimit në Shqipëri që ishin në fokus të Raportit Marty”, thuhet në parashtresë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …