Para disa ditësh gjykatësi i Procedurës Paraprake ia refuzoi kërkesën për lirim ish-deputetit të Vetëvendosjes, eprorit të lartë të UÇK-së, Rexhep Selimi. Avokati nuk po pajtohet me një vendim të tillë, andaj para pak ditësh është ankuar në lidhje me të. Në ankesën që e ka bërë Selimi në Apel, përmes avokatit të tij Dejvid Joung, thuhet se gjykimi nuk pritet të fillojë para viti 2023. Avokati ka bërë të ditur se vetëm për dëshmitarët e prokurorisë, që janë 326, duhet vite të tëra proces gjyqësor për t’i dëgjuar, por po ashtu nënkuptohet se ka edhe shumë dëshmitarë të mbrojtjes, të cilët po ashtu duhet të dëgjohen.
