David McAllister: Bashkimi Evropain duhet të mbajë premtimet për liberalizimin e vizave për Kosovën

David McAllister: Bashkimi Evropain duhet të mbajë premtimet për liberalizimin e vizave për Kosovën

Eurodeputeti i Parlamentit Europian, David McAllister, gjatë Konferencës Vjetore “State of the Union”, organizuar nga Instituti i Universitetit Europian, ka hedhur kritika ndaj Bashkimit Evropain, duke thënë se duhet të mbajë premtimet për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe integrimin e Shqipërisë. Në fjalën e tij tha se vonesat e bëra në lidhje me këto çështje e ulin kredibilitetin e unionit. “Dua të flas për përgjegjësinë e BE. Duhet të funksionojmë në mënyrë efikase si komunitet, pa standarde të dyfishta brenda dhe jashtë BE. Sundimi i ligjit, solidariteti, etj, janë themelet mbi të cilat është bazuar fuqia e BE. Vonesat e bëra nga vetë vendet e BE ulin kredibilitetin. Këtu përmend liberalizimin e vizave për Kosovën, por edhe integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ne duhet të mbajmë premtimet tona”, u shpreh eurodeputeti.

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: PDK-ja nuk e voton Donikën dhe Albulenën – të tjerët nga LV janë të mirëpritur

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka deklaruar sot para fillimit të seancës …