Senatori amerikan, David Perdue, ka thënë se nëse Kosova nuk është e përkushtuar për paqe, atëherë Shtetet e Bashkuara duhet të shqyrtojnë praninë e trupave aty. Këto komente ai i bëri duke folur për mos heqjen e taksës nga Kosova ndaj Serbisë. Përmes një postimi ai ka thënë se për më shumë se dy dekada, forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë. Perdue thotë se tani me përparimin historik që është bërë mes dy shteteve, është në dorë të Kosovës që të bëjë pjesën e vet, si dhe të shfuqizojë tarifën e vendosur ndaj Serbisë. Pas thirrjes së senatorit, ka reaguar edhe deputeti i LDK-së Haxhi Avdyli. Sipas tij, tani është koha për vendime për të mos e cënuar partneritetin Kosovë – SHBA.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …