Drejtori i programit për paqen dhe të drejtat e njeriut dhe analisti i shquar, Dejvid Filips shprehet i shqetësuar për situatën në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht pas fushatës të Vladimir Putinit në Ukrainë. Sipas tij kemi të bëjmë një situatë shumë shqetësuese. Deklarata e Putinit para dy ditësh, për përdorim të armëve bërthamore, tregon që lufta mund të bëhet më e gjerë, nuk përjashtoj që Putini mund të përdorë armë kimike, biologjike e bërthamore, ndaj jam shumë i shqetësuar”. Ndoshta në dimensione me të vogla, një situate e tillë mund të ndodhë edhe në Ballkanin perëndimor, ku Serbia duket i vetmi aleat i Kremlinit në rajon. Bota është e ndarë midis demokratëve dhe autokratëve. Vuçiq është në anën e autokratëve. Nëse Putini ndihet i dëshpëruar për shkak të humbjes së luftës, mund të përpiqet ta shpërqendrojë Perëndimin dhe NATO-n, duke hapur një front tjetër e duke përdorur Serbinë dhe Vuçiqin si një luftë në distancë. Duhet të përgatitemi për këtë”, shton profesori amerikan.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …