David Philips: Shqiptarët duhet të krijojnë një mini-Nato për të mbrojtur veten e tyre

David Philips: Shqiptarët duhet të krijojnë një mini-Nato për të mbrojtur veten e tyre

Gjatë diskutimit për rolin e shqiptarëve në Ballkan, në ligjëratën e tij të mbajtur në Kolegjin Universum, analisti dhe diplomati i njohur amerikan, Dejvid  Philips tha se  Serbia së bashku me Rusinë e përdorin konceptin e Shqipërisë së Madhe për të arsyetuar agjendën e tyre ekspansioniste. Përafrimi i politikave të jashtme të Kosovës dhe Shqipërisë, bashkëpunimi dhe harmonizimi i politikave ekonomike dhe mbrojtja e të drejtave të të gjithë shqiptarëve në Ballkan nuk e krijojnë Shqipërinë e Madhe por Shqipërinë Normale.  Duke folur për nevojën e shqiptarëve për t’u mbrojtur nga rreziqet e jashtme, Z. Philps tha që duhet të krijohet një kulturë e njëjtë me atë të NATO-së, ku kërcënimi apo rrëzimi i jetës së shqiptarëve në një vend apo rajon nënkupton rrezikimin e jetës së  tyre në gjithë Ballkanin. Prandaj është e rëndësishme të krijohet një politikë ‘një për të gjithë, të gjithë për një, apo një mini-Nato shqiptare ka thënë mes tjerash z. Filips.

Philips e përmbylli ligjeratën me një fjalim emocionues dhe inkurajues për të gjithë studentët, duke i treguar atyre se tiparet e shqiptarëve i kanë mbijetuar shumë problemeve me të cilat jemi ballafaquar, andaj edhe shprehu bindjen se kemi kapacitetin njerëzor për të dalë fitimtarë edhe nga sfidat e fundit të cilat na presin.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …