Eksperti amerikan i politikës së jashtme, David Phillips, ka deklaruar se çfarëdo pushteti që i jepet Asociacionit të serbëve në Kosovës duhet të shtrihet edhe në tri komunat etnike shqiptare nën Serbi. Emri, nuk është aq i rëndësishëm sa përcaktimi i kompetencave . Simetria është e rëndësishme. Po kështu është një mekanizëm për monitorimin e zbatimit të kompetencave të Asociacionit në mënyrë që ato të kontribuojnë në stabilitetin afatgjatë dhe integritetin territorial të Kosovës. Sa i përket Nenit 7, paragrafi i dytë të Propozimit Evropian, eksperti amerikan ka thënë se dhënia e statusit special të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë një precedent akomodues i rrezikshëm, veçanërisht duke pasur parasysh debatin e nxehtë mbi Asociacionin. Krijimi i Misioneve të Përhershme Diplomatike dhe vendimi për të hequr dorë nga pengesat ndaj anëtarësimit në BE janë hapa pozitivë. Kosova tashmë ka mbrojtje të gjerë të trashëgimisë kulturore të Serbisë në kushtetutën e saj dhe përmes respektimit të parimeve të Ahtisarit. Dhënia e statusit special të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë përbën një precedent akomodues të rrezikshëm, veçanërisht duke pasur parasysh debatin e nxehtë mbi Asociacionin”, u shpreh ai.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …