Reagime të shumta në Kosovë ka ngjallur deklarata e Vuçiqt, i cili paralajmëroi në një deklaratë të djeshme se nëse nuk arrihet një kompromis me Kosovën përmes bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE-ja, atëherë konflikti “i ngrirë” mund të “shkrihet” në të ardhmen duke marrë si shembull konfliktin e fundit të armatosur mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Këto deklarata janë cilësuar si paralajmërim për një luftë të re. Ish-këshilltari i lartë i DASH-it dhe njohësi i rrethanave në Ballkan, David L. Phillips, ka thënë se Kosova duhet t’i intensifikojë përpjekjet për të vendosur kontroll mbi gjithë territorin e saj dhe se agresioni i Serbisë nuk duhet të tolerohet.
Kontrolloni gjithashtu
BE ripërsërit thirrjen për Kosovën: Dërgoni Draft-Statutin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese
Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të dërgojë draft-statutin …