Krijimi i të ashtuquajturit “Shengenit ballkanik” mori një goditje kur Mali i Zi bëri të ditur se nuk do të marrë pjesë. Arsyeja e këtij refuzimi ka të bëjë me rëndësinë që ky shtet i jep BE-së. Por, Mali i Zi bëri të ditur se do të vazhdojë të jetë në kontakt me liderët dhe vendet e Ballkanit Perëndimor për të vijuar me ecurinë e zhvillimit ekonomik dhe nënshkrimin të marrëveshjeve të ndryshëm rajonale. Një qasje e tillë nevojitet edhe për Shqipërinë. Këtë mendim e ka edhe profesori i Universitetit të Columbias në SHBA, David Phillips i cili thotë se prioritetet e Shqipërisë në lidhje me pozicionin e saj në rajon dhe marrëdhëniet me fqinjët duhet të përqendrohen në forcimin e lidhjeve me ato vende në të cilat jetojnë shqiptarët. Pra në mënyrë indirekte kjo thirrje drejtohet për marrëdhëniet midis Kosovës dhe Shqipërisë. Në lidhje me faktin se cili duhet të jetë prioriteti kryesor për Shqipërinë, Phillips, vuri në dukje vetëm një fakt: përparësia e Shqipërisë duhet të jetë kombi shqiptar.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …