Në një koment të publikuar pas fitores së Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale në SHBA, redaktori i të përditshmes prestigjioze amerikane “The New York Times”, zotëri David Remick, shkruan se fitorja e republikanit, Trump është tragjedi për Amerikën, e cila do t’ia japë lamtumirën një presidenti të integritetit, dinjitetit dhe shpirtit bujar, sikur është Barack Obama. Zgjedhja e Donald Trumpit president nuk është asgjë më pak se një tragjedi për republikën amerikane, tragjedi për Kushtetutën, dhe triumf për forcat në shtëpi dhe jashtë shtetit, tragjedi e nativizmit, autoritarizmit, mizogjinisë dhe racizmit. Fitorja tronditëse e Trumpit, ngritja e tij në Presidencë, është një ngjarje e zezë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe demokracisë liberale. Më 20 janar 2017, ne do t’i themi lamtumirë presidentit të parë afro-amerikan, një njeriu të dinjitetit, integritetit dhe shpirtit bujar dhe do të jemi dëshmitar të përurimit të një batakçiu, i cili ka bërë pak për ta refuzuar përkrahjen publike përmes forcës së ksenofobisë dhe përparësisë i të qenet i bardhë. Është e pamundur të reagosh ndaj këtij momenti përveç se me zmbrapsje dhe ankth.
(David Remnick është redaktor i “New York Times” që nga viti 1998)