Zyra e ashtuquajtur e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar për takimet e kryeprokurorit të Gjykatës Speciale kundër UÇK-së, David Schwendiman, në Prishtinë. Aty përmenden takimet që ka pasur me kryeprokurorin e Kosovës, Aleksandër Lumezin, si dhe ministren e Drejtësisë, Dhurata Hoxha. Ai pritet që para se të nisët për në Beograd ta takojë edhe kryeministrin Mustafa, zyra e të cilit deri më tani nuk ka publikuar ndonjë njoftim rreth takimit. Duket se Schwendiman nuk do të takohet me dy krerët e shtetit, kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryekuvendarin, Kadri Veseli, edhe pse të dy këta kanë votuar Gjykatën Speciale dhe janë angazhuar në këtë drejtim më shumë se gjithë të tjerët.
