Analistët e njohur gjermanë, David Shedd dhe Ivana Shtradner kanë deklaruar se kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është guvernatori i Putinit në Ballkan. Sipas tyre, konflikti me Kosovën kërcënon të përshkallëzohet, pasi fuqitë perëndimore shikojnë nga ana tjetër sepse janë të fokusuar në Ukrainë dhe Izrael. Ata në një shkrim të botuar në revistën gjermane, Cicero shkruajnë se në fund të shtatorit, Serbia zhvendosi sistemet moderne të armëve në kufirin e saj me Kosovën – një nga vendosjet më të mëdha ushtarake serbe që nga fundi i Luftës së Kosovës pothuajse një çerek shekulli më parë. Megjithëse ngjarja u anashkalua kryesisht nga mediat perëndimore në atë kohë dhe që atëherë është harruar duke pasur parasysh shpërthimin e luftës midis Izraelit dhe Hamasit. ajo është pjesë e një zhvillimi alarmues në Ballkan. Preteksti i menjëhershëm për mobilizimin serb ishin muajt e trazirave mes Kosovës dhe Serbisë, të cilat kanë ruajtur një paqe të brishtë që kur bombardimet e NATO-s në luftën e viteve 1998-1999 i dhanë Kosovës pavarësinë nga Beogradi. “Në maj, Serbia i vuri trupat e saj në gatishmëri luftarake pasi serbët etnikë që jetojnë në Kosovë u përleshën me policinë e Kosovës. Dhe në shtator, pak para mobilizimit të fundit në kufi, 30 serbë etnikë të armatosur rëndë sulmuan një patrullë policie në Kosovë, duke lënë katër persona të vdekur”, shkruajnë David Shedd dhe Ivana Shtradner.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …