Kryetari i Odës Ekonomike të Britanisë në Kosovë, Mariano Davies ka deklaruar se organizata që ai drejton po ofron përkrahje të vazhdueshme për institucionet dhe bizneset kosovare. Gjatë intervistës për “Kosovapress” ai ka deklaruar se kjo ndihmë po realizohet nëpërmjet projekteve të shumta nëpër fusha të ndryshme. Një nga këto projekte që do të realizojmë është ofrimi i programit të bursave, i cili do të na lejojë të punojmë me universitetet dhe kolegjet e Kosovës, që të sjellim në Britani disa nga mendjet më të ndritura, që të bëhen pjesë e edukimit te ndonjë nga universitetet në Britani. Dhe nëse e arrijmë këtë, atëherë do të arrijmë të zgjerojmë mundësitë e të nesërmes në Kosovë. Oda Ekonomike e Britanisë në Kosovë do të vazhdoj të ofroj mbështetjen e saj edhe nëpërmjet realizimit të projekteve tjera, ka deklaruar mes tjerash kryetari i kësaj ode, Mariano Davies.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …