Me një minutë heshtje në nderim të ish-drejtorit të Bujqësisë dhe Pylltarisë në komunën e Ferizajt Ismet Vranovci, filloi takimi informues të cilën e organizoi Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë me bujqit dhe fermerët e Komunës së Ferizajt për sfidat, të arriturat dhe planet që ka kjo drejtori për këtë vit.
Në takim morën pjesë ekspertë të lëmive të ndryshme nga Komuna e Ferizajt dhe Komunat përreth, si dhe përfaqësuesit e SH.M.A.T ”Zenel Hajdini”në Ferizaj. Përfundimet nga ky takim do të grumbullohen dhe do të shërbejnë si plane investive nga ana e Drejtorisë, viteve në vijim.