DBP në Ferizaj nisi fushatën vetëdijësuese “Vetëdijësimi i nxënësve në shkolla për mënyrën e sjelljes dhe transmetimin e sëmundjeve nga qentë endacak tek njerëzit”

Paraditen e sotme, një ekip zyrtarësh nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në komunën e Ferizajt, prirë nga drejtori Burim Bajrami, vizituan shkollën fillore “Astrit Bytyçi” në Ferizaj, për të nisur sesionet informuese për vetëdijësimin e nxënësve në shkolla për mënyrën e sjelljes dhe transmetimin e sëmundjeve nga qentë endacak tek njerëzit. Me këtë rast, drejtori Bajrami tha se ky projekt do të shtrihet në shkollat fillore dhe të mesme të Ferizajt, duke vënë theksin se ky projekt po zbatohet për herë të parë në Ferizaj dhe si i tillë synon që të vijoi edhe viteve të ardhshme. Drejtori Burim Bajrami po ashtu vuri theksin tek rëndësia që ka vetëdijësimi i nxënësve në shkolla për mënyrën e sjelljes dhe transmetimin e sëmundjeve nga qentë endacak tek njerëzit, e cila rrjedhimisht nënkupton edhe siguri por edhe mbrojtje shëndetësore për nxënësit.

May be an image of 5 people, people sitting, people standing and indoor

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …