Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Deçan, organizon diskutim publik lidhur më ,,Planin Zhvillimorë Komunal 2020-2027 ’’. Diskutimi mbahet në Sallën e Asamblesë Komunale në Deçan të hënën më datë 01.06.2020, me fillim në ora 11:00. Ky diskutim publik është i hapur për të gjithë qytetarët e komunës së Deçanit, shoqërinë civile dhe mediat.
Propozimet, sugjerimet dhe vërejtjet për plotësim ndryshimin e këtij plani janë të mirëseardhura.