DBPZhR në Rahovec njofton qytetarët për ndërmarrjen e veprimeve për prerjen  e drunjve që janë në pronësi private dhe  publike

Berat Duraku, drejtori i Drejtorisë së  Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në komunën e Rahovecit ka nënshkruar njoftimin me të cilin ka njoftuar të gjithë qytetarët për ndërmarrjen e veprimeve për  prerjen  e drunjve që janë në pronësi private dhe publike në territorin e komunës së Rahovecit. Pika 1 e njoftimit thotë se duhet të përgatitet kërkesë me shkrim në Drejtorin për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural nga pronari i ngastrës kadastrale për tu pajisur me LEJEN për prerjen e pyjeve private dhe publike nga ku do të zhvillohet veprimi i prerjes së drunjve, kërkesës duhet ti  bashkëngjisin: Fleta poseduese e pronës (pyllit), Kopja e planit e pronës (pyllit), Kopja e letërnjoftimit e pronarit. Kurse pika 2 e njoftimit thotë se Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural duhet ti prezantohet edhe një marrëveshje ose një autorizim të noterizuar me shkrim e arritur në mes pronarit të ngastrës kadastrale dhe subjekteve të tjerë – kryerësit që planifikojnë ndërmarrjen e veprimit të prerjes së drunjve në ngastrën e pronarit të caktuar. Pika 3 e njoftimit thotë se në rastet ku kërkesa është paraqitur nga ndonjë i afërm i pronarit të ngastrës kadastrale  për zhvillimin e veprimtarisë për prerjen e drunjve, parashtruesi i kërkesës duhet të prezantoj dëshmi mbi afërsinë familjare me pronarin e ngastrës ( Certifikatë të lindjes, Certifikatë mbi bashkësinë familjare etj.) dhe të zhvilloj procedurën e rregullt administrative sikurse që është prezantuar në pikën 1 të këtij njoftimit. Ndërsa pika 4 e njoftimit thotë se kërkesat për tu pajisur me Leje për prerjen e drunjve në pyjet private dhe publike parashtrohen në zyrat e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Rahovec nga ditë e Hënë-e Premte, prej orës  08:00-16:00 h. Pika 5 e njoftimit thotë se afati  për parashtrimin e kërkesave në Drejtorinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural për tu pajisur me Leje për prerjen e pyjeve në pronat private dhe publike është deri  më 31.03.2019. Kurse pika e 6 dhe e fundit thotë se obligohet Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural gjatë zhvillimit të procedurës administrative për tu pajisur me Leje  për prerjen e pyjeve private dhe publike të zbatoj  në mënyrë decidive të gjitha dispozitat e Udhëzimin Administrativ nr.07/2010, të datës 28.06.2010.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …