Bazuar në ftesën publike të datës 05.07.2021 të Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Rahovecit për thirrjen publike për projekt-propozimet të pranuara nga organizatat jo qeveritare (OJQ), ftohen organizatat jo qeveritare, shoqërinë civile, të aplikojnë për të marr pjesë në komisionin e vlerësimit, në cilësinë:
– Një përfaqësues nga OJQ-të
– Një përfaqësues nga shoqëria civile në cilësinë e ekspertit
Përfaqësuesit e lartcekur, do të jenë anëtarë të Komisionit vlerësues për vlerësimin e projekt-propozimeve për projekte për organizimin e festivaleve me karakter tradicional të cilat organizohen nga Komuna e Rahovecit siç janë Festa e vjeljes së rrushit dhe Agrofesta, të pranuara nga organizatat jo qeveritare (OJQ) sipas thirrjes publike të datës: 05.07.2021. Afati për aplikim është deri me datë 09.07.2021 ora 16:00. CV-të duhet të dërgohen në e-mail adresën si vijon: [email protected] dhe të shkruhet në subjekt pozitën për anëtar të komisionit për të cilin aplikoni.