Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Rahovecit publikon thirrjen për përkrahjen e fermerëve me mekanizëm bujqësorë. Afati i aplikimit është nga data: 03.09.2020 deri me 19.09.2020. Aplikacionet dorëzohen në zyrat e drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural që gjenden në objektin e vjetër të Komunës së Rahovecit.