Dea Luma: Me një interesim të jashtëzakonshëm, mbrëmë nisi edicioni i 11-të i PRIFEST

Dea Luma: Me një interesim të jashtëzakonshëm, mbrëmë nisi edicioni i 11-të i PRIFEST

Me filmin “Fusha e Mëllenja” mbrëmë është hapur zyrtarisht edicioni I 11 i festivalit ndërkombëtar të filmit PRIFEST, në Teatrin Kombëtar, në Prishtinë.

Një nga të veçantat e këtij edicioni ishte hapja e festivalit e cila u bë në 3 hapësira të ndryshme në mënyrë të sinkronizuar, në Teatrin Kombëtarë, në Kino ABC si dhe në Kinemanë e Hapur në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Me fillim nga ora 21;00 në Teatrin Kombëtar dhe në ora 22:00 në Kino ABC, është shfaqur premiera kombëtare e filmit debutues së regjisores Arzana Kraja, “Fusha e Mëllenjave”.

E nën qiellin e hapur në sheshin Zahir Pajaziti, është shfaqur premierë botërore filmi dokumentar “Mjaltë nga Shkëmbi”, i cili i është dedikuar pikërisht heroit tonë kombëtar Zahir Pajaziti. Dokumentari është një bashkëpunim në mes të Amerikës dhe Kosovës, me regji të Douglas Beck dhe skenar të Valdrin Fetahut.

Ndërsa, gjatë ceremonisë së hapjes në Teatrin Kombëtar, përveç shfaqjes së filmit “Fusha e Mëllenjave” dhe prezantimit të ekipit të filmit, u nda edhe çmimi për arritje kombëtarë.

Ky çmim iu dha aktorit shumë të njohur Kushtrim Hoxha.

Drejtoresha e Festivalit, Vjosa Berisha u shpreh e lumtur: “- Këtë vit festivali me të vërtetë e ndjen madhështinë e plotë të tij. Kemi jashtëzakonisht shumë mysafirë që kanë shprehur interesim të vinë për të qenë pjesë e këtij edicioni, qoftë me filma apo në aktivitete të PriFORUM. Kemi filma fantastik, dhe kishim një hapje me të vërtetë të veçantë me tre hapësira ku u çel festivali. Jam shumë e kënaqur me çdo gjë, shpresoj që në ditët në vazhdim çdonjëri që vjen në festival të përmbush pritshmërinë e veta.”

Ndërsa, në after party, me muzikën e mrekullueshme të bendit “Don’t listen to your Neighbors”, në një nga lokalet e Prishtinës, në Bon Vivant, është përmbyllur nata e parë e festivalit Prifest.

E sot dita fillon me aktivitetet e programin e Best Pitch ku katër projekte filmike të përzgjedhura do të mbajnë punëtori për zhvillim të skenarit me ekspertin e skenarit Jascques Akchoti, si dhe takimet me eksperten e financave dhe koproduksionit Linda Beath. Ky program organizohet në kuadër të PriForumit.

Në ora 10:00 në Teatrin Kombëtar, fillon debati për Gratë që përfshihen në Art dhe Kulturë, debat ky që organizohet në partnership me Zyren e Bashkimit Europian në Kosovë.

Gjithashtu me fillim nga ora 12:30, do të mbahen konferencë për media në tapetin e kuq në Teatrin Kombëtar, me regjisorë, skenarist producent e artistë të filmit “Fusha e Mëllenjave” dhe dokumentarit “Mjaltë nga Shkëmbi”, të cilët mbrëmë hapën festivalin.

Në orën 16:00, në Kino Armata, filmi Blue Dream e cila është premierë botërore, do ta hap programin garues të filmave të studentëve. Në ora 17:00 në kinemanë ABC do të hapet programi garues i filmave të metrazhit të mesëm me filmin “Identiteti” e cila poashtu është premierë botërore dhe vjen nga Maqedonia.

Në orën 18:00 në Kino Armata, do të hapet Programi Garues Europian me filmin Bad Bad Winter, e cila është premierë në Kosovë.

E programin Let it Be, program ky që ka për  ka për qëllim përkrahjen e komunitetit LGBTIQ, rritjen e tolerancës dhe  informimin e publikut përmes filmit, do ta hap filmi dokumentar “I am Sofia”, ku protagonistja e këtij dokumentari, vet Sofia do të jetë pjesëmarrëse në hapje dhe në PriFest. Ky dokumentarë është premierë ndërkombëtare dhe do të shfaqet në Teatrin Kombëtarë nga ora 18:00

Dokumentari “Alla Vita” do të hap Programin Garues të filmave Dokumentar, nga ora 19:30 në Teatrin Kombëtar të Kosovës, ku do të jetë prezent edhe regjisorja e filmit.

E filmi shqiptar “Pranverë e Paharuar në Fshatin e Harruar” do të hap Programin Garues të Ballkanit, Honey and Blood. Filmi është një kooproduksion në mes të Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë, me regji të Kushtrim Bekteshit dhe me një cast aktores nga më të mirë nga trojet shqiptare, të cilët do të defilojnë në tapetin e kuq.

Sot, gjatë ditës së dytë të festivalit do të organizohet edhe panel diskutimi me qëllim të ngritjes së vetëdijesimit ndaj komunitetit LGBTQ. Ky panel do të mbahet në Teatrin Kombëtar me fillim nga ora 20:00.

E në fund, për ta përmbyllur një ditë tjetër të suksesshme, në Menzën Ramis Sadiku, do të mbahet PreParty, e organizuar në Kuadër të PriBeats. Gjatë kësaj mbrëmje do të për formojnë DeeJay të ndryshe të njohur, si Lekë, Pumio Space, Rrrron, Liburn, Altin Boshnjaku, Gemza. Gjithashtu PreParty është e hapur për gjithë publikun.

Biletat për t`i parë filmat, shiten cdo ditë në hapësirat ku do të shfaqen të gjitha filmat, në Teatrin Kombëtar, Kino ABC, Kino Armata. Ndërsa filmat që shfaqen në Open Air, në sheshin “Zahir Pajaziti”, janë gratis.

Prishtinë, 17 Korrik.

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …