Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në veçanti e për notin kosovar në përgjithësi me pjesëmarrje në një garë dhe stil të notit të veçantë – FINNSWIMING mbajtur në kryeqytetin e Bosnjës dhe Hercegovinë, Sarajevë.
Dea ka fituar gjithsejtë katër medalje – 1 të artë, 1 medalje të argjendtë dhe 2 medalje të bronzta, duke hyrë në histori si garuesja e parë nga Ferizaj që sfidon veten në këtë disiplinë dhe del fituese – medaliste!
Suksesi i Dea Shabanit u arrit me punën e përkushtimin e saj dhe trajnerit Prof. Astrit Haliti, thuhet në faqen zyrtare Facebook të komunës së Ferizajt.