Sot në Gjykatën Speciale ka filluar gjyqi kundër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi

Dean Pineles: Është e vështirë t’i thuash popullit shqiptar se po gjykohen vetëm individët dhe jo Ushtria Çlirimtare e Kosovës

Ish-gjykatësi amerikan i EULEX-it, Din Pajnels, në një intervistë ekskluzive ka komentuar zhvillimet e fundit mbi Gjykatën Speciale. Ai mes tjerash thotë se në këtë proces është e vështirë t’i thuash popullit shqiptar se po gjykohen vetëm individët dhe jo Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Me 3 prill filloi gjykimi ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po akuzohen nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Por në aktakuzë nuk përfshihen pretendimet e raportit 27- faqesh të ish-senatorit zviceran Dick Marty, se në Kosovë ka pasur trafikim organesh. Ndërsa ish-gjykatësi amerikan i EULEX-it, thotë se nëse nuk do të ishin këto pretendime për trafikim organesh, me shumë gjasë Gjykata Speciale nuk do të formohej. Është diskutuar shumë gjatë për çështjen e trafikimit të organeve, duke filluar nga ish-kryeprokurorja e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, Carla Del Ponte, e deri tek ish-prokurori shtetëror zviceran, Dik Marty dhe Clint Williamson. Por tani siç edhe mund ta shihni, në aktakuzë nuk përfshihet trafikimi i organeve. Tash kjo çështje i takon vetëm historisë e jo procesit gjyqësor. Po të ishte ditur që në fillim se nuk ka pasur trafikim të organeve kjo gjykatë me shumë gjasë nuk do të ekzistonte. Gjykatësi i krimeve të luftës, vlerëson se është shumë e vështirë të thuhet se në këtë proces po gjykohen vetëm individët dhe jo Ushtria Çlirimtare e Kosovës

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …