Ashtu sikur gjatë seancës së djeshme, edhe sot në Kuvendin e Kosovës ka pasur debate të ashpra. Duke iu referuar deklaratës së kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, që deputetët të bëjnë kujdes dhe të mos vet vriten, shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se ky është kërcënim për deputetët e Vetëvendosje. Ai shtoi më tutje se institucionet e Kosovës janë mbushur me bashkëpunëtor të UDB-së dhe theksoi se rast konkret është drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni. Ai është i biri i një bashkëpunëtori të UDB-së. Ndërkohë ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica. Ai tha se babai i i Shpend Maxhunit ka qenë inspektor por Shpend ka qenë ushtar i UÇK-së është treguar drejtor i suksesshëm në Policinë e Kosovës. Visar Ymerin e pyes që ka qenë në Londër se a ka dhënë ndonjë cent për 3 %, a ka marrë pjesë në ndonjë demostratë që na thotë neve për patriotizëm. Nuk është në rregull me këto veprime. Në vend që rezoluta e sotme duhej të votohej nga të gjithë nëse jeni të interesuar për ata por nuk është mirë nëse luani lojëra politike, theksoi në mes tjerash deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …