leoni

Debati Publik me Qytetarët e Deçanit për Projket – Buxhetin 2022/24 mbahet më 20 shtator

Kuvendi  i  Komunës së Deçanit në bashkëpunim me Ekzekutivin e Komunës, shpallë njoftimin për:

Diskutim Publik me qytetar për Projekt – Buxhetin 2022-24

Diskutimi publik do të mbahet me datë  20.09.2021( e hëne)  në ora 14:00 në Sallën e Kuvendit në objektin e Komunës.

Propozimet, sugjerimet dhe vërejtjet  mund të paraqitën në takimin publik,  pastaj pas takimit mund të paraqiten në Zyrën për Punë të Kuvendt që gjendet në ndërtesën e komunës, kati II-të. Gjithashtu komentet mund të dërgohen edhe përmes postës elektronike në: [email protected]/.

Ky diskutim publik është i hapur për të gjithë qytetarët e Deçanit, shoqërinë civile, gazetarët etj.

Diskutim Publik – Me Kryesuesit e këshillave Lokale të fshatrave për Projekt-Buxhetin 2022/24

Diskutimi publik do të mbahet me datë 20.09.2021( e hëne)  në ora 13:00 në Sallën e Kuvendit në objektin e Komunës.

Propozimet, sugjerimet dhe vërejtjet  mund të paraqitën në takimin publik,  pastaj pas takimit mund të paraqiten në Zyrën drejtorit të Drejtoratit për Buxhet dhe Financa, që gjendet në ndërtesën e komunës, kati II-të. Gjithashtu komentet mund të dërgohen edhe përmes postës elektronike në: [email protected]/.

Diskutim publik -Për Projekt-Buxhetin 2022/24 –Grandi për Arsim

Diskutimi publik do të mbahet me datë  20.09.2021( e hëne)  në ora 11:00 në sallën e Kuvendit në objektin e Komunës.

Vendi : Salla e Kuvendit në objektin e Komunës.

Propozimet, sugjerimet dhe vërejtjet  mund të paraqitën në takimin publik,  pastaj pas takimit mund të paraqiten në Zyrën drejtorit të Drejtoratit për Arsim, që gjendet në ndërtesën e komunës, kati I-rë. Gjithashtu komentet mund të dërgohen edhe përmes postës elektronike në: [email protected]/.

Debat Publik-Për Projekt-Buxhetin 2022/24 –Grandi për Shëndetësi

Diskutimi publik do të mbahet me datë  20.09.2021( e hëne)  në ora 10:00 në sallën e Kuvendit në objektin e Komunës.

Propozimet, sugjerimet dhe vërejtjet  mund të paraqitën në takimin publik,  pastaj pas takimit mund të paraqiten në Zyrën e drejtorit të Drejtoratit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, që gjendet në ndërtesën e komunës, kati III-të. Gjithashtu komentet mund të dërgohen edhe përmes postës elektronike në: [email protected]/.

Ky diskutim publik është i hapur për të gjithë qytetarët e Deçanit, shoqërinë civile, gazetarët etj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …