Debati i tretë dhe i fundit mes kandidatëve për postin e kryetarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton dhe Donald Trump, u mbajt në Las Vegas, dhe filloi pa shtrëngim duarsh mes tyre. Ky gjest është konsideruar si shenjë i acarimit të retorikës së fushatës. Debati ishte përqendruar më shumë te politikat, ndërkohë që thuhet se pati momente të tensionuara, sidomos kur zonja Clinton i tha zotit Trump se ishte “një kukull e zotit Putin”, ndërsa zoti Trump tha se presidenti rus ishte treguar më i zgjuar se ajo. Trump, nuk u tërhoq nga qëndrimi i tij se zgjedhjet janë të manipuluara megjithëse vajza e tij, Ivanka dhe kandidati i tij për nënkryetar, Mike Pence kishin thënë se ai do ta pranonte rezultatin. Clinton tha se fakti që Trump nuk do që të pranojë rezultatin e zgjedhjeve nëse humb, është i tmerrshëm dhe i jashtëligjshëm.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …