Në një debat të ndarë në dy studio televizive, Bedri Hamza nga PDK dhe Lumir Abdixhiku nga LDK shpalosën qëndrime të kundërta mbi formimin e një qeverie të re në rast se Vetëvendosja nuk arrin të krijojë shumicën parlamentare. Hamza, u shpreh se PDK-ja është e hapur për bisedime dhe nuk vendos kushte të ngurta si LDK-ja, e cila ka theksuar se nuk hyn në qeveri pa postin e kryeministrit. Ai paralajmëroi se nëse s’ka marrëveshje mes partive, vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja, për çka dikush do të duhej të mbante përgjegjësi. Nëse dështon formimi i qeverisë, atëherë vendi do të përballet me një krizë institucionale dhe zgjedhje të reja, për të cilat duhet të ketë një adresë të qartë përgjegjësie,” deklaroi ai. Nga ana tjetër, Abdixhiku, e quajti këtë diskutim “prematur dhe naiv”, duke theksuar se Vetëvendosja do të bëjë gjithçka për ta zvarritur procesin deri në kufijtë kushtetues. Ai shtoi se partia e tij nuk do të bëhej pjesë e një qeverie afatshkurtër vetëm për disa muaj.
